Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në News24, teksa tha se Edi Rama ka lobuar që Presidenti Emmanuel Macron të bënte deklaratën lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Po ashtu tha se Edi Rama gënjeu kur tha se në Samit u fol për sanksione ndaj Kosovës.

“Edi Rama pasi u mbyll Samiti, hapi mashtrimin se ka kërkuar sanksione ndaj Serbisë. Padroni i tij i tha varteses së vet t’ia japin këtë dhuratë. Nuk ka kërkuar kurrë sanksione ndaj Serbisë, gënjeu vetëm për të mushtuar kosovarët.

Vizita e parë në histori e një Presidenti francez, padiskutim e jashtëzakonshme, ishte nën ombrellën e Samitit. Edi Rama e njoftoi vizitë tre ose katër ditore, dhe ajo ishte disa orëshe.

Edi Rama loboi në takim që Macron të thoshte deklaratën për vizat… a nuk ishte ky lajmi më i rëndësishëm i vizitës së tij?”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re