Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin OPINION ku sipas tij kryeministri Edi Rama i shërben lobit serb në Washington.

Një deklaratë e fortë kjo kur kreu i shtetit akuzon shefin e qerisë së punon për interesat e një shteti tjetër.

Sipas Metës, lobi serb e përdori Ramën për trazira dhe për këtë kreu I shtetit  u shpreh I bindur.

“Rama i shërben lobit proserb në Washington. Lobi serb në Washington përdori Ramën për trazira. Këtë e them me bindje dhe këtë do ta provojë koha. Ai kërkon konflikt. Pse duhet ta shembte Teatrin në atë mënyrë.  Lobi serb dhe ai pro rus ne Uashington i intereson perplasja civile dhe destabilizimi ne Shqiperi. Kam shume prova dhe dokumenta qe do i bej publike ne kohen e duhur. SMS qe u be publike sot do duket pa vlere ne raport me to. Do flas ne te ardhmen dhe ne kohen e duhur.”, tha Meta.

Meta tha se nuk do shtyhen më zgjedhjet edhe nëse opozita refuzon të marrë pjesë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re