Ministrja për të Drejtat e Njeriut e Pakistanit ka akuzuar presidentin francez Macron për trajtimin e popullsisë myslimane të vendit të tij duke e krahasuar me trajtimin e hebrejve nga Gjermania naziste.

Akuzat vijnë pas kreu i Elizesë bëri thirrje për masa të reja për të goditur ekstremizmin islamik.

Ministrja Shireen Mazari nuk u përmbajt me kritikat e saj lidhur me thirrjet e Macron drejtuar udhëheqësve myslimanë në Francë për të nënshkruar një ‘kartë të vlerave republikane’, mes politikave të tjera që synojnë dekurajimin e radikalizmit.

“Macron po u bën myslimanëve atë që nazistët u bënë hebrenjve – fëmijët myslimanë do të marrin numra ID të veçantë ndërsa fëmijët francezë jo. Njësoj si hebrenjtë që u detyruan të veshin yllin e verdhë në veshjet e tyre për identifikim.” – shkroi zyrtarja e lartë pakistaneze.

Ky postim i bërë nga zyrtari i lartë pakistanez ngjalli reagime të ashpra nga Franca dhe u detyrua të rregullohej.

Në postimin e redaktuar aty shkruhej se nëse Franca kërkon të zbatohet ky vendim duhet të jetë i përgjithshëm dhe jo i veçantë vetëm për fëmijët myslimanë./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re