Turqia sot kundërshtoi fuqishëm deklaratën e fundit të SHBA-së mbi veprimtarinë e saj kërkimore në Mesdheun Lindor, duke e quajtur atë një “paqëndrueshmëri serioze”.

“Është një paqëndrueshmëri serioze që SHBA të kritikojnë aktivitetet kërkimore të anijes sizmike Oruç Reis të bëra në shelfin kontinental të Turqisë, pasi SHBA tha më herët se Harta e Seviljes, që përfaqësonte pretendimet maksimale të juridiksionit detar të Greqisë dhe Qipros Greke në Mesdheun Lindor, nuk ka vlefshmëri ligjore”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) të Turqisë, Hami Aksoy.

Aksoy më tej vuri theksoi se e njëjta “paqëndrueshmëri” vërehet gjithashtu midis disa deklaratave të vendeve të BE-së.

Deklarata erdhi menjëherë pasi zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus, përshkroi veprimtarinë kërkimore të Turqisë në Mesdheun Lindor si një “provokim”.

“Nuk është Turqia që përshkallëzon tensionet në Egje dhe Mesdhe, por më tepër Greqia dhe Qiproja Greke”, shtoi Aksoy.

Ai gjithashtu tha se ministria ka ndarë me publikun “veprimtaritë e Greqisë të cilat kanë përshkallëzuar tensionet që nga 12 shtatori”.

Përpjekjet e rinovuara të anijes sizmike Oruç Reis në Mesdheun Lindor do të jenë në zonën brenda shelfit kontinental të Turqisë, qindra kilometra larg tokës greke, bënë të ditur dje nga Ministria e Jashtme e Turqisë.

MPJ-ja turke i bëri thirrje Greqisë të tërheqë kërkesat e saj maksimaliste, t’i japë fund stërvitjeve ushtarake që përshkallëzojnë tensionet rajonale dhe të vendosë dialog të sinqertë përmes bisedimeve hulumtuese.

Në gusht, Turqia rifilloi kërkimin e energjisë në Mesdheun Lindor pasi Greqia dhe Egjipti nënshkruan një marrëveshje të diskutueshme të vendosjes së kufijve detar, duke hedhur poshtë gjestin e vullnetit të mirë të Turqisë me ndalimin e kërkimeve.

Duke deklaruar marrëveshjen greko-egjiptiane “të pavlefshme”, Turqia autorizoi “Oruç Reis” të vazhdojë aktivitetet e saj në zonën brenda shelfit kontinental të Turqisë.

Turqia vazhdimisht ka kundërshtuar përpjekjet e Greqisë për të deklaruar një zonë ekonomike ekskluzive të bazuar në ishuj të vegjël pranë brigjeve turke, duke shkelur interesat e Turqisë, vendit me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe.

Ankaraja po ashtu ka thënë se burimet e energjisë pranë Qipros duhet të ndahen në mënyrë të drejtë midis Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC) dhe administratës qipriote greke të Qipros Jugore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re