Kreu i SPAK, Altin Dumani ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se nuk e shqetëson kërcënimi nga politika, por ai nga krimi i organizuar.

Ai shprehet se prokurorët janë të përgatitur për t’i përballuar të gjitha këto situata të kërcënimeve.

Ndërsa sa i takon një deklarate  se ai kishte thënë “se është kërcënuar familja e një prokurori”, Dumani ka sqaruar për mediat se nuk e ka thënë ashtu, duke theksuar faktin “e kërcënimeve nga krimi i organizuar.”

“Më shqetëson kërcënimi nga krimi i organizuar, jo kërcënimi nga politika. Ne kemi bërë llogari edhe që mos kthehemi, sepse kjo është detyra jonë të hetojmë. Prokurorët janë imunë, janë të gjithë të përgatitur që ti përballojnë këto situata, por në fund të fundit e kemi zgjedhur vetë këtë detyrë”, ka thënë Dumani.

Kreu i SPAK, Altin Dumani mori pjesë në takimin e parë të nismës më të re të dialogut mes institucioneve dhe aktorëve të politikëbërjes, “IDM Morning Briefing”.

LEXO EDHE: “Zero kallëzime nga Tatimet dhe Doganat”- Shqetësimi i Altin Dumanit: A ka korrupsion aty?! Ne nuk jemi shkopi magjik që të kontrollojmë gjithçka! Çdo institucion ka…

Arrestimi i njeriut të besuar të Belinda Ballukut, reagon kreu i SPAK: Nuk do kursejmë askënd! Hetime dhe vendime ndaj të gjitha niveleve

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re