Deklarata e parë zyrtare publike pas sulmit terrorist në një sallë eventesh koncertore, në periferi të Moskës, është bërë nga Vladimir Putin mesditën e së shtunës.

Gjatë deklaratës së tij, presidenti rus e quajti atë që ndodhi të premten mbrëma një “sulm terrorist i përgjakshëm dhe barbar”, në të cilin “dhjetra njerëz paqësorë dhe të pafajshëm ranë viktima”.

https://twitter.com/i/broadcasts/1OwGWYPOlqmxQ

Putin shprehu mirënjohjen e tij për ekuipazhet e ambulancës, zjarrfikësit dhe shpëtimtarët “të cilët bënë gjithçka për të shpëtuar jetën e njerëzve” dhe shpalli 24 marsin ditë zie kombëtare.

Duke iu referuar autorëve, ai theksoi se ata “u nisën drejt Ukrainës, ku u ishte përgatitur një “dritare pritjeje”, duke shtuar se “kriminelët dolën për të vrarë gjakftohtë, për të qëlluar rusët, ashtu siç bënë dikur nazistët. Të gjithë autorët, organizatorët dhe ekzekutuesit e sulmit terrorist do të ndëshkohen me drejtësi”.

Deri më tani, thuhet se sulmi është marrë përsipër nga një degë aziatike e ISIL-it, ama nuk thuhet se cili ka qenë motivi, sado absurd.

Nga ana tjetër, lidhja tërthorazi që Putin i bën sulmit me Ukrainën, tregon se ai do e shfrytëzojë maksimalisht masakrën e Moskës kundër Kievit.  

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re