Në traditën për ta bërë të zezën të bardhë dhe, nga persekutorë të shfaqen si viktima, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se “Serbia kurrë nuk ka sulmuar asnjë shtet sovran dhe nuk ka rrezikuar integritetin territorial të ndonjë shteti sovran”.

Kjo frazë, gati e pabesueshme, por e besueshme kur është fjala për serbët, ka pasuar nga reagimi Emir Ramiç, drejtor i Institutit të Kërkimeve të Gjenocidit në Kanada.

“Deri kur Kombet e Bashkuara do t’i tolerojnë shfaqjet anti-civilizuese të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në podiumin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara?”, shkruan ai, duke shtuar se Vuçiç në vazhdimësi nuk e njeh autoritetin e Kombeve të Bashkuara, shkel Kartën e Kombeve të Bashkuara, shkatërron autoritetin e gjykatave ndërkombëtare, degradon të drejtën dhe drejtësinë ndërkombëtare dhe të gjitha këto nga podiumi i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ai tregon hapur se agresioni ndaj shtetit të Bosnjës është ende në vazhdim, se gjenocidi ndaj boshnjakëve po kryhet me mjete të tjera. Është një tjetër kërcënim i hapur për shtetin e BeH, por edhe për paqen dhe stabilitetin në botë.

Trashëgimia e Karaxhiqit vazhdon falë Vuçiçit. Presidenti i Serbisë edhe një herë dërgon mesazhin se gjenocidi është gjithmonë i mundur dhe i sigurt, duke fyer dhe dënuar viktimat e mbijetuara të gjenocidit në mënyrën më brutale.

Presidenti i Serbisë harron qëllimisht se arritja më e madhe e gjykatave ndërkombëtare, gjykatave kombëtare dhe rezolutat e shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së është njohja gjyqësore e gjenocidit në Srebrenicë.

U vërtetua se serbët e Bosnjës të udhëhequr nga Mlladiç dhe Karaxhiç, me mbështetjen kryesore të regjimit të atëhershëm serb, ishin fajtorë për gjenocid, i cili është vendimtar për kuptimin historik dhe ekspozimin e natyrës së Rrepublika Srpska si një entitet i bazuar në gjenocid”, shkruan ndër të tjera Emir Ramiç. /tresheshi.com/

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re