“Vetëm shqiptarët ja vënë flakën Ballkanit, jo Vuçiçc”, kështu ka deklaruar ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj, ndërsa ka komentuar deklaratat e bërë nga presidenti i Serbisë.

Sipas Goxhajt deklarata e Vuçiç janë vetëm për konsumim të brendshëm, pasi ai është i pafuqishëm për t’i vënë flakën Ballkanit, këtë e tregoi edhe në Banjskë, ku u tërhoq menjëherë sapo i dha urdhër Amerika.

Sipas tij shqiptarët ndodhen kudo në Ballkan.

“Vuçiç nuk i vë dot flakën Ballkanit, shqiptarët po, pasi ndodhen kudo. Vuçiç e tregoi edhe në Banjskë, ku tërhoqi menjëherë ushtrinë sapo ja kërkuan SHBA-të duke i kujtuar marrëveshjen e Kumanovës”, tha Goxhaj.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re