Kryeministri ka qenë i pranishë në samitin e Selanikut ku ka folur mbi zhvillimet e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Në një intervistë për TVSH, kryeministri tha se kryetema e samitit kishte qenë situata aktuale aspak e mirë për shkak të luftës në Ukrainë.

I pyetur mbi deklaratën e kancelarit gjerman mbi Procesin e Berlinit, Rama tha se angazhimi i tij ishte një lajm i mirë, por shtoi se Ballkani i Hapur ishte një proces që po zhvillohej konkretisht ndërsa Procesi i Berlinit ishte më së shumti parimor.

Pjesë nga intervista:

Pyetje- Zoti kryeministër, ka patur një deklaratë së fundmi të Kancelarit gjerman Scholz i cili po viziton e po zhvillon turin në Ballkan, i cili ka lajmëruar një samit të radhës të vendeve të Ballkanit Perëndimor, nisma e Berlinit që njihet, çfarë të reja priten nga kjo dhe deri kur të ndodhi ky samit do ketë zhvillime të reja për Shqipërinë dhe Maqedoninë të cilat presin datën 23 qershor?

Kryeministri Edi Rama: Natyrisht që rimarrja e Procesit të Berlinit pas ndryshimit në kancelari dhe riangazhimi i Kancelarisë dhe personalisht i kancelarit gjerman për Procesin e Berlinit është një lajm i mirë. Procesi i Berlinit është një le të themi, vijë sjelljeje e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe është një hapësirë ku janë vendosur si të thuash ato piketa të cilat janë objektiva konkretë dhe nxitje për punë konkrete në Ballkanin e Hapur. Pra, Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur jo vetëm që nuk janë dy nisma kundërshtuese, nuk janë as dy nisma konkurruese, po janë dy nisma komplementare ku njëra është në një nivel parimor, tjetra është në nivel konkret. Ballkani i Hapur është një njësi e zbatimit të Procesit të Berlinit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re