Ish-ministri Ylli Manjani ka lënë të nënkuptohet se ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim duhet të dëbohet nga Shqipëria dhe të shpallet non-grata, oas ultimatumit që vuri sot. Në një status në Facebook, Manjani shkruan se kolegët e saj nëpër botë dëbohet për shumë më pak, pasi puna e një ambasadoreje nuk është që tu tregojë shqiptarëve se çfarë të bëjnë apo të bëjë rolin e gazetës së maxhorancës.

Ish-ministri shton se Opozita duhet përfundimisht të ndëpresë çdo kontakt me të dërguarën e SHBA-ve, pasi i ka fyer duke u dhënë urdhra, siç ishte dhe kërkesa për mosfutjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në parlament, që bëri sot. E ndërsa barinm sipas Manjanit, Kim duhet ta hajë vetë.

“Për mendimin tim drejtuesit e Partisë Demokratike duhet të ndërpresin kontaktet me Ambasadorën Yuri Kim. Është e papranueshme të vijohet komunikimi me diplomatë që të tregojnë se ç’duhet të bësh. Për më tepër, nuk ofrojnë asnjë garanci në këmbim. Është vendi të kujtojmë se si qeveria shkatërroi rregullat e zgjedhjeve dhe zonja Kim thjesht ra squk, megjithse po luante rolin e garantit politik. Nuk e di ç’i duhet opozitës një ambasadore e tillë, që jo vetëm nuk ndihmon por guxon edhe fyen një parti të tërë!? Mendoj se një ambasadore e tillë e cila nuk e sheh të keqen tek monizmi dhe monistët, por merret me opozitën si gazetë e qeverisë, nuk i bën punë as Shqipërisë.  Defakto, nëse zbatohen rregullat e konventës së Vienës, zonja është nongrata. Mund ta mbajë qeveria moniste e Edi Ramës për punët e veta, por ajo smund t’u tregojë shqiptarëve se ç’duhet të bëjnë në vendin e tyre! E ka të ndaluar! Kolegët e saj kudo në Europë përzihen nga vendet ku shërbejnë për shumë më pak. #Barintahajëvetë,”- shkruan Manjani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re