Në një deklaratë zyrtare për mediat në faqen zyrtare në facebook, FK Tomori ka hedhur dritë mbi lajmet e fundit në media mbi kërkesën e një kompanie me qendër në Itali dhe një president me origjinë shqiptare. Në lajmërimin e saj në rrjetet sociale klubi jo vetëm pranon ato që edhe më herët janë njoftuar nga Berati.TV, mbi një letër kërkese për blerjen e 76% të aksioneve dhe më pas takimin e zhvilluar në nivel të lartë mes përfaqësuesve të Bashkisë dhe kompanisë Mela Holding Group por edhe shprehet i gatshëm për vazhdimin e procedurës dhe kontakteve me cilindo të interesuar serioz dhe me një projekt të vlefshëm për Tomorin.

Por në këtë lajmërimi klubi është shprehur mbi arritjet e bëra në këtë 4 vjeçar kur Bashkia dhe klubi drejtohen nga Petrit Sinaj. Larja e një shume të madhe prej më tepër se 253.5 milionë lekësh të vjetër të akumuluar nga administrata e mëparshme.

Rikthimi i skuadrës në Kategorinë e Parë dhe promovimi i shumë lojtarëve të rinj dhe beratas por edhe të një brezi të ri trajnerësh janë përmendur, si pjesë e sukseseve të arritura nga administrate e re e klubit.

Më poshtë gjeni edhe statusin e plotë të FK Tomori në rrjetet sociale./Berati.TV

https://www.facebook.com/FkTomori.Al/posts/2703301259688034?__tn__=K-R

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re