Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir, një ekstremist i shpifur, deklaroi se “ndihma humanitare që po hyn aktualisht në Gaza është një turp absolut”, duke deklaruar gjithashtu se “ajo që nevojitet në Gaza nuk është një ndalim i përkohshëm i ndihmës ‘humanitare’, por një pezullim i plotë”.
“Kur paralajmërova vazhdimisht, dhe për fat të keq isha i vetmi që votova kundër ndihmës një muaj e gjysmë më parë, isha i sigurt se kjo do t’i siguronte Hamasit një litar shpëtimi”, tha ministri i ekstremit të djathtë në një postim në platformën X, duke luajtur kështu kartën tjetër të ndyrë izraelite.
Ben-Gvir është i njohur edhe për retorikën e tij nxitëse.
“Në atë kohë, disa më tallnin dhe pretendonin se ‘ndihma do të hynte vetëm në sektorin verior dhe për dhjetë ditë’, dhe sot ajo që dihej tashmë është e qartë: Hamasi kontrollon sasitë e ushqimit dhe mallrave, gjë që kontribuon në mbijetesën e tij”, tha ky i marrëzishëm, ndërkohë që e vërteta është se palestinezët vijojnë të vriten në qendrat e ndihmës prej të shtënave izraelite.
“Ndalimi i hyrjes së ndihmës do të përshpejtojë arritjen e fitores. Do të kërkoj që kryeministri ta vërë çështjen e futjes së ndihmës në sektor në votim përsëri në seancën e ardhshme të kabinetit”, përfundoi ai.
Vdekje në radhë për ndihmë
Zyra e medias e qeverisë së Gazës njoftoi se të paktën 549 palestinezë janë vrarë ndërsa përpiqeshin të merrnin ndihmë humanitare që kur Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), i mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli, filloi të vepronte katër javë më parë.
Përveç kësaj, sulmet ndaj “kurtheve të vdekjes”, shtoi ajo, kanë plagosur më shumë se 4,000 civilë palestinezë të uritur.
“Ajo që po ndodh në këto të ashtuquajtura ‘qendra’ përbën një krim lufte të plotë për të cilin pushtimi izraelit mban përgjegjësinë kryesore dhe të drejtpërdrejtë. Ne e dënojmë fuqimisht këtë krim të vazhdueshëm, në të cilin civilët e uritur joshen dhe më pas vriten sistematikisht dhe qëllimisht çdo ditë sipas orareve të paracaktuara.”
“Pushtimi po përdor ushqimin si armë vrasjesh masive, duke e shndërruar atë që pretendon të jetë ‘ndihmë’ në një mjet shfarosjeje dhe dominimi”, shtoi Zyra e Medias e Qeverisë së Gazës. /tesheshi.com/