Presidenti i KE-së, Jean-Claude Juncker, ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve vendore në 30 qershor, gjatë një conference për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

Në të kundërt, sipas Juncker, do të dëmtoheshin shanset për çeljen e negociatave dhe rrugën europiane të Shqipërisë.

“Zgjedhjet janë caktuar në  qershor dhe duhet të zhvillohen!

Qytetarëve nuk mund t’ju mohohet e drejta e votës. Nese zgjedhjet nuk mbahen, demtohet e ardhmja e Shqiperise”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij, Juncker vlerësoi reformat e qeverisë dhe tha se personalisht, është pro hapjes së negociatave.

“90% e shqiptarëve e mbështesin reformën në drejtësi, për të mirën e qytetarëve dhe të vendit.

Reformat nuk bëhen për të përfituar disa institucione, por për njerëzit e Shqipërisë, për të jetuar në një shoqëri të ndershme, ku shteti ligjor respektohet dhe shteti është i besueshëm.

Nuk ka arsye më të fortë se kjo për të vijuar këtë progres impresiv.

Për KE-në, duke u bazuar në vlerësime objkektive, Shqipëria është gati për hapin e radhës.

Prandaj i kërkuam KE-së hapjen e negociatave, por ka disa pengesa për t’u kaluar.

Autoritetet shqiptare kanë plotësuar kërkesat.

Nëse i kërkojmë një vendi të bëjë këtë apo atë dhe ai i plotëson, nuk kemi si i themi ‘JO’.

Unë jam në favor për hapjen e negociatave, pasi Shqipëria ka plotësuar kërkesat, por nuk është sekret se disa vende kanë disa shqetësime.

E kam siguruar kryeministrin se do të mbroj çdo vijë dhe deklaratë të raportit tonë.

Lufta kundër kanabisit është një shembull.

Dua të theksoj, edhe pse është një cështje e vështirë, rëndësinë që ka uniteti politik në arritjen e qëllimeve të Shqipërisë.

Të gjitha partitë politike në vend duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike.

Zgjedhjet janë parashikuar për në fund të qershorit, qytetarët nuk duhet të pengohen të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike.

Nuk mund të bllokosh shprehjen e vullnetit të qytetarëve shqiptarë, prandaj mendoj, pa ndërhyrë në këtë debat të brendshëm, që zgjedhjet duhet të zhvillohen, përndryshe prespektiva europiane e Shqipërisë do të vonohet.

Këto zgjedhje duhet të mbahen. Nëse jo, do të shtynin perspektivën europiane të Shqipërisë.

Kështu që jam i lumtur që të dëgjoj kryeministrin.

Jam në favor për hapjen e negociatave në verë apo fillim të vjeshtës”, tha ai gjatë fjalës së tij.()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re