Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se PS ka prekur fundin, duke përmendur deklaratat e bëra nga ana e Alket Hysenit për listat e hapura.

Alibeaj shprehet se deputeti socialist Hyseni akuzohet për vjedhje pronash në bregdet, ndërsa shton se korrupsioni i Rilindjes merr fund më 25 prill.

Postimi i ish-deputetit të PD-së Enkelejd Alibeaj:

Është për të ardhur keq sesi PS është zhytur në llum dhe ka prekur fundin. Sajesat e Alket Hysenit, i akuzuar për vjedhjen e tokave në bregdet, nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën. Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor janë kundër interesit të qytetarëve.

Ato kanë vetëm firmën e pazarit të qelbur të Edi Ramës dhe deputetëve të tij të blerë brenda dhe jashtë PS. Ky kokteil korrupsioni do të marrë fund më 25 prill!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re