Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të Presidentit të entitetit boshnjak, Republika Srpska, Milorad Dodik , i cili u shpreh “se brenda këtij shekulli, serbët duhet të formojnë në shtet të vetëm, pjesë e të cilit të jetë edhe Mali i Zi”.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thekson se kjo është një deklaratë e rrezikshme dhe nxitëse kundër tre shteteve, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi.

Për kryeministrin është befasuese që nuk ka një reagim nga Bashkimi Europian. Ai pret që kjo heshtja nga ana e partnerëve europianë të thyhet sa më shpejt.

“Kanë kaluar tri ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Duhet të tregoj, jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt”, shkruan Rama.

LEXO EDHE: “Kosova dhe Metohia, Mali i Zi e Republika Srpska t’i kthehen entitetit që i takojnë”- Dodik: Zgjidhja e vetme është Serbia e Madhe!

Më herërt për deklaratat e Dodik ka reaguar edhe ministria e Jashtme e Malit te Zi, duke i kërkuar që të përmbahet nga retorika ekspansioniste dhe nacionaliste.

Ministria e Jashtme, i ka rikujtuar liderit të Republikës Srpska, se Mali i Zi është shtet i pavarur dhe anëtar i NATO-s, dhe i fokusuar në të ardhmen evropiane, dhe jo, siç thonë ata, në idetë retrograde, të cilat jetojnë falë retorikës nacionaliste dhe aspiratave të politikanë të caktuar nga rajoni.

LEXO EDHE: Tha se duhet t’i bashkohet ‘Serbisë së Madhe’, Mali i Zi i përgjigjet Milorad Dodik: Nuk është hera e parë… i bëjmë thirrje të përmbahet nga retorika nacionaliste dhe të sillet politikisht

 

 

 

vijon

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re