Gazetari i Fax News, Elis Myrta ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Të Vaksinuarit” ku ka folur lidhur me ndikimin dhe pasojat që kanë sjellë thirrjet e kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK për hetimin e Berishës dhe Metës.

Myrta u shpreh se deklaratat e Ramës mund të kishin devijuar kah dhe se SPAK po merrte në pyetje, ish ministrin e Shëndetësisë, dhe bashkëshortin e ish zëvendës ministres së Brendshme, Rovena Bode.

“Prej më shumë se dy javësh kemi diskutuar për arrestimin e ish ministrit të Shëndetësisë. Pas deklaratave të Ramës është marrë në pyetje në SPAK ish ministrin e Shëndetësisë.

Dhe bashkëshortin e ish zëvendës ministres Rovena Voda. Mos ndoshta deklaratat e Ramës kanë devijuar ndaj këtyre dy personave? Për emra të tjerë pastaj ka pasur aludime për ish ministrin e Financave. Por duhet thënë se Rama akuzoi SPAK-un si kontrollorë ku kishin shkuar dhe kishin marrë disa dokumente në ministri. Duke qenë se këto kritika ndaj SPAK-ut, janë në formën e një presioni ku ne aludojmë se mund të ketë devijanca”– u shpreh Myrtaj.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re