Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e 14 majit, Igli Cara i është përgjigjur deklaratave të bëra ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama.

Ai u shpreh në emisionin “Open” se nuk do nguronte t’i kthehet politikisht kryeministrit, por nuk do që të largohet nga problemet reale të Durrësit.

Sipas tij e vetmja gjë që po bën Rama në fushatë është batuta, ndërsa shtoi se “e neverit: këtë lloj të të bërit politikë nga kreu i qeverisë”.

Ai shtoi se gjatë fushatës, pala tjetër po i shmanget detyrave duke bërë batuta, ndërsa po shkëput të rinjtë nga mësimi për të ndjekur takimet elektorale si edhe po angazhon administratën e cila sipas tij po lë detyrën në këtë periudhë.

“Nuk ngurroj fare t’i kthehem Ramës politikisht, por nuk dua të largohem nga problemet reale të Durrësit. Pse duhet ta kthej unë politike, çfarë kanë politike rrugët, parkimi, gjelbërimi, etj. Ku është politika? Prandaj jam në këtë garë, që qytetin t’ua kthejmë qytetarëve. Nëse do bëja gabimin e madh të gjurmoj Ramën te batutat e tij, nuk do isha duke bërë detyrën. Më thoni diçka politike që ka thënë Rama sot.

E vetmja gjë që bën është batuta. Nuk dua të merrem fare, e neveris këtë lloj të të bërit politikë nga Rama. Pas 10 viteve që është në pushtet dhe del të thuash një fjali dhe i shmangesh detyrave. Ata të rinjtë janë shkëputur nga mësimi për të ndjekur Ramën, ka ndodhur dy tre herë. E kuptoj Ramën që është në siklet, ka treguar në Durrës që ka qenë larg problemeve të tyre dhe tani mendon të kalojë situatën me batuta. E neveris sepse duhet të ballafaqohet me qytetarët e Durrësit. Nuk kalohet kaq thjeshtë. Qytetarët janë lodhur nga kjo politikë. Sot Durrësit dhe Shqipëria po lëngojnë, Nuk ka më krah pune. Si mundet një kryeministër të vijë sportiv me syze në Durrës sikur është qendra e botës. Në një qytet kur sa del nga qendra nuk ka trotuare e ujë”, u shpreh Cara.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re