Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka vlerësuar pozicionimin e Shqipërisë krah Ukrainës, referuar konfliktit të nxehtë me Rusinë.
Në një postim në Twitter, Kim shkruan se SHBA-të e vlerësojnë lidershipin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si bashkëpenëmbajtës me ta.
Reagimi nga ambasadorja Yuri Kim:
“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë lidershipin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si bashkëpenëmbajtës me ne, në çështjen e Ukrainës. Agresioni rus nuk kërcënon vetëm Ukrainën dhe Europën, por edhe rendin ndërkombëtar për të cilin është i ngarkuar Këshilli i Sigurisë”, shkruan Kim.
Kujtojmë që ditën e sotme Edi Rama tha se Shqipëria dhe SHBA do të jenë bashkëpenëmbajtes në çështjen e Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të OKB. Rama tregoi pozicionin e shtetit shqiptar për konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë si dhe theksoi se e vetmja zgjidhje për uljen e tensioneve mes tyre, sipas tij janë bisedimet.

në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
