Media greke pretendon se një eksponent i AKP-së, partisë së së Erdoganit, lëshoi ​​kërcënime lufte kundër Athinës, duke thënë se “Greqia thotë se do të lëshojë raketa. Le të shohim se çfarë ndodh. Pas 5 orësh do të jemi në Selanik. Për 5 orë do të jemi në Athinë. Çfarëdo që të bëjnë?”, tha  Metin Kiulunk.

Ajo ka cituar dhe zëdhënësin e qeverisë Omer Çelik duke akuzuar Greqinë për emigrantët dhe Bashkimin Evropian për indiferencë.

 “Forcat greke po tërheqin zvarrë dhe shpojnë varkat e emigrantëve. Ata i çojnë njerëzit e pambrojtur drejt vdekjes. E gjithë kjo po ndodh para syve të forcave të NATO-s. Pa rojet bregdetare turke, këta njerëz do të kishin vdekur”, tha ai, duke shtuar më tej: “Bota duhet ta ndalojë këtë mizori imorale. Forcat greke po përpiqen të vrasin njerëz të pambrojtur. I prangosin njerëzit dhe i lënë të vdesin”.

Greqia nga ana e saj thekson se “propaganda turke nuk bind askënd” dhe se është një retorikë që shfrytëzon vuajtjet njerëzore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re