Gratë nuk janë perfekte, por ato janë pa dyshim më të mira se burrat dhe bota do të ishte shumë më mirë nëse ato të kandidonin të gjitha vendet, tha ish-presidenti amerikan Barack Obama.

Gjatë vizitës së tij në Singapor, Obama tha se “shumica e problemeve në botë vijnë nga të moshuarit, kryesisht burra, të cilët mbajnë pozicione të pushtetit”, dhe se “do të kishte një përmirësim të përgjithshëm të standardit të jetesës nëse gratë do drejtonin botën”.

Ai gjithashtu tha që ndërsa ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë, ai mendoi se si do të dukej bota nëse gratë do ta drejtonin atë, raporton BBC.

“Gra! Unë vetëm dua që ju të dini se ju nuk jeni perfekte, por mund të them që është shumë e pamohueshme që jeni më të mira se ne (burrat)”, tha Obama.

“Jam plotësisht i bindur se në dy vjet, nëse do të qeverisnin të gjitha vendet e botës, ju do të shihni një përmirësim të rëndësishëm në gjithçka,” tha ai.

I pyetur nëse po mendonte të kthehej në majën politike, ai u përgjigj se “beson te liderët që tërhiqen kur të vijë koha”.

“Është e rëndësishme për liderët politikë të kujtojnë veten se ata janë atje për të bërë punën, por jo për një jetë të tërë, dhe se ata nuk janë atje për të ndërtuar një ndjenjë të vetë-rëndësisë mbi fuqinë e tyre,” përfundoi Obama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re