Një person është arrestuar në Pikën Kufitare të Portit të Durrësit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fluksi”.

58-vjeçari, i cili vinte nga Italia, kishte fshehur automjetin e tij, 251 295 euro dhe medikamente, me qëllim futjen e tyre në Shqipëri, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi.

58-vjeçari ka deklaruar se paratë janë të disa të afërmve të tij, të cilët nuk kanë pasur mundësi që t’i dërgojnë në Shqipëri.

Shuma e parave dhe medikamentet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, teksa vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të këtij rasti.

58-vjeçari akuzohet për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Kontrabanda me mallra të licencuar”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re