Altin Shkrepi, Blerjan Pjetri dhe Bardhok Toni janë tre të dënuarit për vrāsje me paramendim, të cilëve OFL u ka dërguar sot formularin për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krīm të organizuar apo krīme të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. Sh., banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrāsja me paramendim”;
B. T., banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrāsja me paramendim”;
B. P., banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrāsja me paramendim”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re