Ka shpërthyer një debat i ashpër jo vetëm brenda strukturave organizative të PD-së, por edhe grupeve që e kanë përbërë këtë parti prej vitesh.

Njerëzit që përkrahin Foltoren e Berishës, irritohen sa herë dikush u kujton se idoli i tyre jo vetëm ka qenë komunist për disa dekada, por një nga më të thekurit.

Një nga mbështetësit mediatik të Berishës dhe familjes së tij ka shkruar në rretet sociale se PD duhet dekomunistizuar dhe duhen larguar spiunët e Sigurimit të Shtetit.

Një komentuese ja prêt që kjo duhet filluar që nga anëtarët e PPSH-së, ku Berisha është i pari.

E këtu nis edhe reagimi i dhunshëm. Një nga komentuesit që duket se është idhtar i Doktorit akuzon të përsekutuarit që kanë qenë kundërshtarë të Berishës, madje kanë bërë protesta për ta rrëzuar kur ishte në qeveri, por që tani nuk e bëjnë me Edi Ramën.

Dialogu

 “Po jam dakord, kush ka qene me teser te PPSH pra komunist dhe kush ka bashkepunuar me sigurimin e shtetit dhe ka dosje te  mos jete pjese e PDSH. Pra e dokumentuar sepse shpifja na ka mbetur si vlere e mbartur nga ajo kohe. Por nese behet kjo nga organizatorët e Foltores “na lejn shëndenë”.

Menjëherë i përgjigjet militanti i Foltores:

“Po nxirre pra koken qe hallin e ke te Berisha po na ben moral..me teser partia ka qen trecereku i shqiperise ta merr menja ty se nje person nga tropoja te behe kardiolog pa qen me teser ?? as usta nuk beheshe dot pa teser qe kshu boll me kte punen e teseres se jeni ber bajat se ktu ishte nje shoqeri komplet fajtore per ate regjim nga i pari tek i fundit !! 8 vite ne pushtet e majta po rikthehet komunizmi a ke degjuar nje proteste te vetme nga te persekutuarit meqe kta ishin pa teser??? se ne kohen e berishes nuk permbaheshin duke protestuar arriten deri aty sa lyen njeri tjetrin me benzine”.

TemA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re