Drejtoresha ekzekutive e IDMC, Jonila Godole ka qenë e ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax Neës, ku ka folur në lidhje me nënshkrimin e peticionit të “dekomunistizimit”, një nismë e ndërmarrë prej disa kohësh.

Nevojiten 20 mijë firma në mënyrë që ky peticion të shkojë për votim në Kuvend në formën e një projekt-ligji. Godole u shpreh se menjëherë pasi ky projekt-ligj të hynte në fuqi, së pari do të vazhdohej me ndryshimin e emrave të rrugëve dhe shkollave që mbajnë emërtimet e personave që kanë kryer krime në kohën e komunizmit.

Ndërkohë, moderatori, Rezear Xhaxhiu ka nënshkruar në studio peticionin për dekomunistizimin e vendit.

Godole: Ne po bëjmë një studim për emrat e rrugëve dhe shkollave. Do ta nisim me Tiranën dhe më pas do vazhdojmë më tej.

Rishqyrtimi i kurrikulës mësimore

Godole: Tek klasa e nëntë flitet më shumë për periudhën e diktaturës. Flitet për investimet e bëra dhe nuk përdoret termi diktaturë por socializëm. Nuk ka asgjë mbi viktimat. Janë shumë informacione për holokaustin, por nuk ka aq shumë për viktimat gjatë komunizmit.

Xhaxhiu: Këtë peticion unë do ta firmos tani “live” këtu në studio. Jam me fat që ma solle këtu. Jam shumë i lumtur që po e firmos pikërisht pas mikut tim Mark Marku.
Ne kemi zyrtarë të sotëm të cilët kanë shërbyer në atë kohë, akademikë, zyrtarë, gazetarë etj.

Godole: Një pjesë e madhe e tyre dalin në pension ose kanë dalë në pension pa u hyrë asnjë gjemb në këmbë. Unë jam që të ketë një transparencë. Në institucionet publike të paktën nuk duhet të kishin qenë. Ndërsa në institucionet private është gjë tjetër pastaj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re