Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për të marrë të pandehur ish zyrtarin e OFL-së, Artan Shkëmni.

Togat e zeza të kryeqyteti ktheu për plotësimin hetimesh dhe kryerjen e verifikimeve të tjera hetimire, ndaj ish nr 2 të Operacionit Forca e Ligjit. Shkëmbi akuzohet për “Shpërdorim detyre” nga Prokuroria e Tiranës, e cila kishte kërkuar marrjen e tij të pandehur në Gjykatë, kërkesë e cila nuk u pranua. Shkëmbi fillimisht u hetua nga SPAK, por për shkak të rrëzimit të akuzës së korrupsionit, dosja i kaloi prokurorisë së Tiranës. Përsa i përket akuzës tjetër, atë të nxjerrjes s sekretit hetimor SPAK argumentoi se hetimi i takon Prokurorisë së Tiranës qa të ndjekë çështjen.

Artan Shkëmbi, u pezullua nga detyra dhe u mor i landehur me dyshimin se nxori informacione për hetimet që po kryheshin për dy shtetas shqiptarë në Gjermani. Ishin autoritetet gjermane që njoftuan për nxjerrjen e informacionit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re