Nga Roald A. Hysa

Dekonstruktimi i miteve të pasluftës së dytë botërore në Shqipëri kërkon një punë të madhe arkivore me dokumenta, që janë të shpërndara në arkiva lokale dhe qeveritare të shpërndara në të gjithë vendin. Historianët që shfrytëzojnë arkivat zyrtare dhe merren me çështje madhore kombëtare janë ata që merren me dekonstruktimin e miteve të krijuara nga historiografia zyrtare për figura të urryera diktatoriale si Enver Hoxha, Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu dhe Ramiz Alia.

Një nga çështjet më të mëdha nga historiografia zyrtare që heshtet dhe që bajrakun e kësaj kauze e mban kryetari i një partie çame, akoma nuk ka arritur ta zyrtarizojë në parlamentin shqiptar për shkaqe që kuptohen qartë. Çështja Çame është akoma një tabu e qartë për nacionalizmin kuq e zi, për shkak të figurave të rreme që e bojkotojnë këtë problem. Kastriot Dervishi mund të themi është një nga dekonstruktuesit e këtyre miteve historike dhe me emra të tjerë, që përpiqen në këtë drejtim. Fjala e dokumentit flet vetë.

Ai sjell në vëmendjen tonë me një dokument, ku sjell tabelën e kriminalitetit. Tabela e kriminalitetit për muajin dhjetor 1922 në 9 prefekturat e vendit paraqet me shifra të gjitha veprimet kriminale. Veprat penale rreshtoheshin kështu: vrasje, vetëvrasje, plagosje, vetëplagosje, mbytje, rrëmbim grash, vjedhje, grabitje, fajtorë të zënë, të arratisur, djegie, rrahje etj.

Për periudhën e Monarkisë ai na sjell një tjetër dokument të rëndësishëm për Zgjedhësit. Sipas nenit 8 të ligjit të zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar, datë 5.10.1923, dekretuar më 10.10.1923, të drejtën e zgjedhjes e kishin meshkujt mbi 18 vjeç. Ky përcaktim vijoi edhe në nenin 8 të ligjit për zgjedhjen e Dhomës së Deputetëve, të dekretuar më 13.4.1925. Dhe kjo e ndihmon studiuesin e vërtetë me nuancat kuq e zi të hulumtojë për çështjet e mëdha kombëtare. Një tjetër dokument i përket kohës së pas Kongresit të Lushnjes të mbizotëruar nga Ahmet Zogu, ku Kryqi i Kuq Shqiptar i këshillonte shqiptarët për dëmet e alkoolit. Ai na jep idenë e tij për hartat kombëtare që janë shpërndarë edhe nga figura historike si Ahmet Gashi me hartën e tij, që nuk ngurroi ta ofronte kudo me nuancat e saj të qarta kuq e zi. Dervishi na një Hartë të përdorur në vitin 1941, e cila lidhej me situatat e kohës. Përmes fotosh historike ai na sjell në vëmendje figurën e Ahmet Zogut, si president i parë i Republikës dhe jo Ramiz Alia. Ahmet Zogu, president i Republikës Shqiptare, me uniformë ushtarake. Foto Marubi rreth vitit 1926 është një tjetër argument muzeal, që e forcon dekonstruktimin e miteve historike, të krijuar nga regjimi komunist.

Alba Haruni është një tjetër dekonstruktuese hartash e dokumentesh, e cila merret me çështjen çame, dhe na përcjell dokumente të ndryshme arkivore. #SiSot, më 12 tetor 1879 u themelua në Stamboll Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip me nismën e Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Shqiptarëve. Ajo na përcjell dokumente arkivore mbi figurën e Sami Frashërit dhe ndihmën e tij mbi Alfabetin e Stambollit.

Kryetar i Shoqërisë ishte Sami Frashëri, kurse anëtarë qenë një grup patriotësh të kohës, disa prej tyre ndër më të njohurit e Rilindjes, si Abdyl Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Hasan Tahsini, Koto Hoxhi, Zija Prishtina e të tjerë. Synimi kryesor i Shoqërisë, siç e thotë edhe vetë emërtesa e saj, ishte shtypja dhe shpërndarja e librave shqip. Pas ndalimit të veprimtarisë së Shoqërisë nga autoritetet osmane, selia e saj u shpërngul në Bukuresht, ku në vitin 1886 u ndërtua dhe shtypshkronja e synuar, për shtypjen e librave shqip.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re