Komisioni Ligjeve diskuton sot dekretin e Presidentit për “Kadastrën” i kthyer nga Presidenti Meta në Kuvend.

Gjatë raportimit në komision, Bledar Dervishaj, këshilltar ligjor i presidentit Meta tha se ligji cenon parimin e sigurisë juridike dhe se titujt e pronësisë nuk mund të jenë e drejtë e kadastrës.

“Krijohet tension kushtetues, nuk janë në përputhje me jurisprudencën. Bie ndesh me dispozitat civile të Kodit Civil. Ligji cenon parimin e sigurisë juridike që ofronte ligji i mëparshëm.

Saktësimi i titujve të pronësisë nuk mund të jetë e drejtë e kadastrës”, tha Dervishaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re