Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca ka reaguar pas dekretimit nga Presidenti i Republikës Ilir Meta të katër gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë. Soreca përshëndet emërimin dhe thekson se është e rëndësishme të procedohet me emërimet e mëtejshme në Gjykatë.

“Ne mirëpresim emërimin nga Presidenti Ilir Meta të katër gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, pas propozimit nga KLGJ. Tani është e rëndësishme të procedohet me shpejtësi në emërimet e mëtejshme në Gjykatë. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të plotë për KLGJ për të ndjekur këtë objektiv”, deklaron ambasadori i BE Luigi Soreca.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re