“Nuk i kishin lidhur rripat e sigurimit dhe kishin pirë alkool dhe substanca psikotrope, ndoshta hashash dhe marihuanë”. Ky ishte rezultati i autopsisë për vdekjen e tre të rinjve, dy shqiptarëve Altin Hoti, i cili ishte edhe shoferi i makinës, Egli Gjeci dhe vajza italiane Guilia Di Tillio, raporton Corriere della Serra.

Autopsia konstatoi menjëherë se tre të rinjtë vdiqën nga mbytja, por prokuroria e Pordenones kërkoi një raport shtesë për të verifikuar praninë ose jo të substancave alkoolike dhe drogave në gjakun e të treve.

Lexo edhe :Related Posts

BMW-ja me të cilën po udhëtonin tre të rinjtë natën e 8 dhjetorit ishte me shpejtësi të madhe. Dëshmitarë thanë se makina vijoi drejt në një kthesë, duke marrë para barrierën e urës dhe përfundoi në lumë. Altin Hoti vetëm 6 muaj më parë humbi vëllain e tij të vogël Admir Hoti në një aksident me makinë. Ai ishte vetëm 18 vjeç./

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re