Gjykata e Shkodrës ka liruar nga burgu të dyshuarin për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka, i cili u arrestua me nxitim nga policia disa ditë pas ngjarjes së rëndë.

Kristja Kelmendi është lënë në masën e sigurisë ”arrest shtëpie” pasi nuk ka prova të mjaftueshme për implikimin e tij në vrasjen e Ujkës.

I njëjti vendim është dhënë dhe për të riun tjetër, Marjan Kola, i cili u arrestua në akuzën e bashkëpunëtorit.

Që në momentin e arrestimit, dy të rinjtë mohuan akuzën e vrasjes, dhe zbuluan rrethanat e njohjes me Ujkën, i cili përveçse deputetë, për disa vite me radhë mbajti dhe postin e kryetarit të komunës së Velipojës.

Gjykata ka administruar një provë të re, pikërisht një video ku përmes të cilës pretendohet se autori i dyshuar i vrasjes së ish-deputetit dhe bashkëpunëtori i dyshuar ditën e ngjarjes kanë qenë në Kosovë.

Pas kësaj video që është marrë si provë gjykata vendosi t’i lirojë duke lehtësuar masën nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Përveç kësaj videoje Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër është në pritje edhe të disa provave të tjera të këtyre dy shtetasve që mund të jenë sërish video por edhe fatura të ndryshme të blerjeve apo prova të tjera që mund të faktojnë se dy të dyshuarit kanë qenë në Kosovë ditën kur u vra ish deputeti Pashko Ujka.

Në seancën për masën e sigurisë më 4 dhjetor autori i dyshuar Kristjan Kelmendi dhe shtetasi tjetër Marjan Kola kanë mohuar përpara gjykatës autorësinë e vrasjes duke thënë se ata kanë qenë në Kosovë. Një muaj kohë u la për administrimin e provave.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re