Përmbytja e tokave në Shkodër si pasojë e reshjeve intensive të rreth një muaji më parë ka sjellë dëme të mëdha për fermerët e zonës.

Në fshatin Trush të Berdicës banorët presin shpresëpak komisionet e vlerësimit të dëmeve të ngritura nga bashkia Shkodër.

Alban Sekja drejtues i komisionit të vlerësimit të dëmeve, shprehet se fatura financiare e kalon 3 mln euro dhe ajo do i kalojë qeverisë, ndonëse nuk ka ende një sinjal nëse kjo e fundit do dëmshperblejë dëmet.

Komisionet e evidentimit të dëmeve janë ngritur nga Bashkia Shkodër ndërsa nuk ka përfaqësues të qeverisë në përbërje të tyre. E njëjta praktikë u ndoq dhe në vitin 2018 por çdo gjë mbeti e mbyllur në dosje, dhe asnjë prej fermerëve nuk u dëmshpërmblye.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re