Ajas Sulejmeni (39-vjeç) është drejtuesi i mjetit që aksidentoi një çift bashkëshortësh dhe fëmijën e tyre 3 muajsh të cilët po kalonin vijat e bardha në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë.

Pas ngjarjes policia ka arrestuar kushëririn e Ajas Sulejmenit për të cilin nuk ka detaje përse është ndaluar, kurse shoferi 39-vjeçar që shkaktoi aksidentin është ende në arrati. Policia ka ngritur postoblloqe për të arrestuar shoferin të cilit i është hequr patenta 3 javë më parë, por sërish vijonte të drejtonte makinën e tij luksoze ‘Mercedes GL’.

Burimet bëjnë me dije se çifti i bashkëshortëve me iniciale A.K dhe V.K, janë nën mjekim dhe ekzaminim intensiv në spital, kurse fëmija me iniciale I.K 3-muajsh është jashtë rrezikut për jetën.

Ajas Sulejmani, shoferi që shkaktoi aksidentin

Ky që shihni në FOTO-n më poshtë me pranga në duar është kushëriri i autorit, i cili u arrestua pas ngjarjes:

Detaje nga aksidenti i rëndë në mes të Tiranës/ Shoferi me patentë të hequr përplas familjen, burimet: Ja gjendja shëndetësore e babait, nënës dhe fëmijës 3-muajsh

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas çiftin e bashkëshortëve dhe fëmijën e tyre 3 muajsh, shoferi arratiset nga vendi i ngjarjes (PAMJE + DETAJE)

 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re