Personi në foto është Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari i cili ra pre e një atentati me tritol në Tiranë. Top Channel ka siguruar foton e viktimës. Sadikaj mori plagë të rënda në trup, duke mos mbijetuar dot. Ai humbi jetën rrugës për spital.

Sadikaj po udhëtonte me mjetin e llojit “Mercedes Benz” në momentin që lënda plasëse që i ishte vendosur në pjesën e parme të makinës u shpërthye me telekomandë nga atentatorët.

Burime nga policia bëjnë me dije se viktima Aleksandër Sadikaj, i cili është me origjinë nga Berati, rezulton një person me precedent penal për tentativë vrasje, vjedhje, kundërshtim të punonjësit të policisë së shtetit. Është pikërisht e shkuara e viktimës pista kryesore e hetimeve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re