Ndërron jetë shtetasi Kledi Koka i cili u plagos me thikë ditën e sotme në mes të qytetit të Sarandës.

Viktima 43 vjec u qëllua disa orë më parë me thikë në shëtitoren e qytetit, pranë limanit. Burimet bëjnë me dije se Koka kishte marrë plagë të thelle në mushkri dhe kishte humbur shumë gjak.

Nga Tirana mbërriti helikopteri por ishte e kote pasi viktima ndërroi jetë. Ai është transportuar në morg. Policia ka arrestuar disa ore me parë autorin, Genti Alias Jorgo Golemi, 43-vjec, peshkatar, i dënuar më parë në Greqi për “trafik droge” dhe në Sarandë për “prodhim dhe shitje të lendëve narkotike” dhe “mbajtje pa leje të armeve dhe municionit” pasi në vitin 2006 u arrestua nga policia me 400 gram marijuane, kapsolla detonatore dhe fitila zjarrpërcjellës.

Burimet bëjnë me dije se Koka dhe Golemi u konfliktuan për shkak të parkimit të një varke në limanin e qytetit. Autori njihej me pseudonimin “Tusha”.

Sarandë/Informacion shtesë
Goditi me mjet prerës 43-vjeçarin, i cili ndërroi jetë si pasojë e dëmtimeve të marra, vihet në pranga autori i dyshuar.

Në vijim të informacionit paraprak, përmes të cilit njoftuam se, në shëtitoren e Sarandës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. G. goditi me mjet prerës, në kurriz, shtetasin K. K., 43 vjeç, sqarojmë se, si pasojë e plagëve të marra shtetasi K. K. ka ndërruar jetë.

Brenda një kohe të shkurtër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit J. G.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thika), me të cilën dyshohet se shtetasi J. G. ka goditur shtetasin K. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re