Një ngjarje e rëndë ndodhi në Durrës, ku 19-vjeçarja Hygerta Meta vrau babanë e saj, Pëllumb Meta.

Ky i fundit është personi që shihni në foton më sipër dhe punonte si roje nate. Me armën e tij të shërbimit, e reja dyshohet se ka kryer krimin.

Lexo edhe :Related Posts

Në dëshminë e saj 19-vjeçarja ka thënë se ajo e vrau babanë, pasi ai e detyronte të fejohej me një djalë në emigrim, ndërkohë që ajo donte të vazhdonte shkollën.

Trupi i 50-vjeçarit u gjet i groposur në oborrin e banesës, i lidhur dhe i mbështjellë me qese plastike.

Policia dyshon se persona të tjerë kanë qenë të përfshirë në ngjarje dhe kanë ndihmuar 19-vjeçaren për fshehjen e trupit. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re