Skip to content

“Del i fundosur”, Berisha zbulon arsyen përse Rama do kandidojë në Vlorë, takimi që e bëri të heqë dorë nga Durrësi

berishaaa

Ish kryeministri Sali Berisha ka zbuluar arsyen përse kryeministri Rama zgjodhi të largohej nga përballja me Bashën në Durrës dhe të kandidojë në Vlorë.

I pyetur nëse Rama do kapë mandatin e tretë, Berisha tha: “Po bën atë që po përpiqet të grabisi mandate me Kushtetutë. Këto janë zgjedhje anti-demokratike, anti-Kushtetuese. Kjo do thotë se një votues për partinë e parë, ka fuqinë e katër votuesve për partinë e dytë dhe këto zgjedhje nuk janë. Në të gjitha poll-et që bëhen sot, Rama del i fundosur.

Iku nga Durrësi për në Vlorë, se mori vesh se do shkonte Basha.  Thuhet se bëri një takim me Lefter Kokën dhe Indrit Doklen dhe nuk ia morën përsipër, jo i thanë, je i pashpresë. Edhe ai sot po kthehet në Vlorë. Po mohon që është nga Mbreshtani, thotë jam nga Vunoi”.

/faxweb