“iPhone 14 është më i madh se iphone e meparshëm, e akoma më i madh në përmasa është iPhone14+. Ne projektuam dhe ndërtuam komponentë të personalizuar dhe programe specifike në mënyrë që antenat e iPhone14 të mund të lidhen me frekuencat unike të satelitëve.”

Veçoria e saj e re satelitore SOS e bën edhe më lakmuar iPhone 14-tën, pasi do t’i ndihmojë përdoruesit të dërgojnë dhe të marrin mesazhe me përgjigjen e parë edhe nëse nuk ka shërbim celular.

“Ne krijuam një algoritëm të personalizuar të tekstit të shkurtër për të zvogëluar madhësinë mesatare të mesazheve. Falë këtij algoritmi, mund të duhen më pak se 15 sekonda për të dërguar një mesazh nëse keni një pamje të qartë të qiellit.”

iPhone 14 vjen gjithashtu me një orë Ultra të fokusuar në aventura për sporte si zhytja dhe triathloni, ndërsa edhe kamera është e përmirësuar.

Ai arrin të identifikojë një aksident i rëndë e ta lidhë automatikisht përdoruesin me shërbimet e emergjencës, të sigurojë vendndodhjen e tij të saktë dhe të njoftojë kontaktet e urgjencës. Cmimi fillestar i smartfonit me të fundit të Apple, është 799 dollarë.

Top Channel

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re