Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur se kryeministrin Edi Rama e ndjek hija e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.

“Si nuk ndahet tymi nga bloza, ashtu edhe Rama nuk ndahet nga McGonigal”, u shpreh Berisha, duke shtuar se “ai shtron para autoriteteve amerikane ‘se unë vërtet u dënova, por paratë mi ka dhënë Edi Rama’”.

Kreu i PD-së u shpreh se Rama, sipas tij, vendos një maskë dhe kalon si hokatar nga takimi në takim.

Sali Berisha: Ka qeverisur 12 vite dhe del me maskë në fytyrë, vendos një maskë dhe kalon si hokatar nga takimi në takim, jo po çyrykët, jo po budallenj, këneta, hardhucë, përpiqet ta banalizojë dhe kujton se me banalitet mashtron shqiptarët, mendon i bën shqiptarët të harrojnë se çdo qeveritar të dalë para tyre e të japë llogari për atë që ka bërë.

Ka hequr dorë nga premtimet, por zakonin e vjetër nuk e harron, nuk mund të mos gënjejë.

Atë e thërret McGonigal, hija e tij e ndjek. Si nuk ndahet tymi nga bloza, ashtu edhe Rama nga McGonigal. Tani ai shtron para autoriteteve amerikane “se unë vërtet u dënova, por paratë mi ka dhënë Edi Rama”, Është korruptues para gjithë botës, ka kryer krim. Do marrë përgjigjen që meriton, proceset ndaj tij nuk kanë fund

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko