Ka dale me ne fund ne shitje libri i shume diskutuar i princit Herri. Libri ka ngjallur shumë reagime gjatë publikimeve të tij pjesë-pjesë në të cilat ai hedh akuza kundër anëtarëve të familjes mbretërore britanike.

 

Në librin e quajtur “Spare” ose “rezervë”, princi i referohet me emrin rolit të tij si trashëgimtari rezervë i fronit. Në autobiografi Herri zbulon një sërë konfrontimesh private midis tij dhe anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore. Ai i referohet një momenti kur në sy të bashkëshortes së tij Megan, vëllai i tij më i madh William e përplas atë në dysheme.

 

“Gjatë një debati, William e quajti Meganin të vrazhdë dhe të vështirë. Debati u përshkallëzua derisa Uilliam më kapi për jake, duke më grisur gjerdanin dhe më rrëzoi në dysheme”, shkruan Harry në libër.

 

Ndër të tjera princi tregon se si me vëllain e tij William iu lutën babait që të mos martohet me Kamilën, gjë të cilën Charlsi nuk e repektoi.

 

Herri ngjalli debat edhe për publikimin e fakteve se në Afganistan kishte vrarë 25 talebanë. Tjetër temë debatesh është bërë vdekja e mbretëreshës Elisabetë ku Princi tregon se ai u lajmërua vetëm në fund për përkeqësimin e shëndetit të saj dhe se gruaja e tij Megan nuk ishte e mirëpritur në funeral.

 

Libri është pritur me reagime për here te pare hedh drite mbi mënyrën se si funksionon familja mbretërore.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re