Kreu i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka lexuar platformën e bashkimit të demokratëve, e mbështetur sipas tij nga shumica dërrmuese e deputetëve.

Alibeaj u shpreh se kjo nismë kërkon që menjëherë të ndalet gjuha e urrejtjes ndaj demokratëve, dhe çdo proces i njëanshëm zgjedhor të ndalohet.

Enkelejd Alibeaj:

Kushdo e ka në ndërgjegjen e tij nëse do të vendosi në vendin e parë karrigen e tij, apo Partinë Demokratike, si pikënisje e bashkimit duhet të ishte bashkimi i pjesëve të ndara të grupit parlamentar.

Falenderoj kolegët që e pranuan ftesën, është e rëndësishme që të ruhet kontributi dhe meritokracia e kujtdo, proceset e njëanshme dhe përjashtuese për mijëra e mijëra demokratë nuk i shërbejnë demokratëve.

Pas një jave diskutimesh me kolegët e grupit parlamentar, është konkluduar në një platformë bashkuese, Agron Gjekmarkaj, Andia Ulliri, Flutura Açka, Lefter Gështenja, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Lulzim Basha, Ferdinand Xhaferraj, Oriola Pampuri, etj.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re