Gjykata e Tiranës vendosi të lërë në arrest shtëpie Redi Popeskun, pronari i lokalit në ish bllok ku u vra Fabiol Gaxhaj dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Elio Hato.

 

Popesku u arrestua dy ditë më parë nga policia e Tiranës, me dyshimin se dëshmia që ai ka dhënë para grupit hetimor pas ngjarjes, nuk është e saktë, dhe se ka fshehur pistoletën e Ervis Martinajt.

 

Por provat e mbledhura deri më tani nga prokuroria, nuk e bindën gjykatën duke bërë që kjo e fundit ta lirojë Popeskun nga qelia.

 

Për këtë ngjarje në pranga janë vënë Ervis Martinaj, me masë arresti me burg 30 ditë dhe burg pa afat për Elio Haton.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re