Skip to content

Del nga rruga makina në Klos, plagosen dy turistët francezë

Foto ilustruese

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Arbrit në afërsi të Klosit.

Gazetari i ABC News, Neki Feta raporton se një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.

Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur dy turistë francezë, të cilat janë transportuar  në spital. Nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.r.t