Moti i keq ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit.

Reshjet e shumta kanë sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në disa fshatra të Fushë-Krujës.

Raportohet se përmbytje ka pasur në fshatin Bilaj, Mallkuç dhe Murqinë.

Reshjet e vazhdueshme të shiut të ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje edhe në Kurbin. Në fshatin Gjorem, sipërfaqe të tokave bujqësore ndodhen nën ujë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re