Aktori i humorit, Gazmend Paja, ka qenë sot (27 shkurt) në Prokurorinë e Posaçme.
I njohur edhe si investitor strategjik për një pronë të përfituar, Gaz Paja, teksa hynte në godinën e institucionit të drejtësisë. Pas një qëndrimi të shkurtër ai doli dhe iu përgjigj një prej pyetjeve të gazetarëve.
Gazetari: Hera e dytë në SPAK, ishe si aktor apo si investitor strategjik?
Ai iu përgjigj shkurtimisht me nota humori: “Jo, isha me prokurorin në kafe, pa dashje mori celularin tim dhe solli të tijin dhe mori timin. Nuk e njoh prokurorin”.
Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së tij në SPAK, por sipas raportimeve se Paja ka qenë i pranishëm edhe dy ditë më parë në ambientet e Prokurorisë.
