Një studim i përbashkët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Kina mbi origjinën e COVID-19, thotë se transmetimi i virusit nga lakuriqët e natës tek njerëzit përmes një kafshe tjetër është skenari më i mundshëm dhe se dështimi në laborator është një shkak jashtëzakonisht i vështirë pwr t’u marrw nw konsideratw.

Agjencia thotë se ka marrë një version gati përfundimtar të raportit të OBSH-së nga një diplomat me bazë në Gjenevë, i cili nuk pranoi të identifikohej sepse nuk ishte i autorizuar të jepte informacion para se të lëshohej zyrtarisht.

Ende nuk dihet nëse raporti mund të ndryshohet para se të botohet, por gjetjet që përmban kryesisht ishin të pritshme dhe se lënë shumë pyetje pa përgjigje.

Në raport, ekipi i OBSH sugjeroi kërkime të mëtejshme në të gjitha drejtimet e mundshme në lidhje me origjinën e virusit Corona, përveç hipotezës që ai “shpëtoi” nga laboratori.

Shtyrja e publikimit të raportit

Studiuesit morën parasysh katër skenarë sipas radhës së probabilitetit.

Ata arritën në përfundimin se transmetimi përmes një kafshe tjetër është shumë i mundshëm.

Ata vlerësuan se përhapja e drejtpërdrejtë nga lakuriqët e natyrës tek njerëzit është e mundshme dhe thanë se është e mundur të përhapet me produkte ushqimore “të ftohta”.

Publikimi i raportit është vonuar disa herë, dhe një zyrtar i OBSH-së tha në fund të javës së kaluar se ai pret që ai të jetë gati për publikim në ditët e ardhshme.

Raporti bazohet kryesisht në një vizitë nga një ekip ekspertësh ndërkombëtarë të OBSH-së në qytetin kinez të Wuhan, ku COVID-19 u zbulua për herë të parë në fund të vitit 2019.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re