38 persoan janë plagosur dhe 4 të tjerë kanë humbur jetën nga shpërthimi që ndodhi pak më parë në bulevardin e frekuentuar Istikalal të Stambollit.

 

Ka qenë guvernatori Ali Yerlikaya, i cili përmes një postimi në Tëitter ka bërë të ditur këto shifra, ndërsa bëri të ditur se do informojë publikun për përditësimin e të dhënave.

 

Ndërkohë që prokuroria nga ana e saj, ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

5 prokurorë janë angazhuar në lidhje me rastin në fjalë.

 

Autoritetet kanë marrë edhe një vendim ekstrem, ku të gjitha mediave audio-vizive apo portaleve, u është kërkuar që të mos publikojnë asnjë lajm që ka lidhje me shpërthimin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re