Svetlana Timofoeva, shtetasja ruse e akuzuar për spiunazh ka dalë këtë të martë para togave të zeza në Gjykatën e Elbasanit. Seanca e radhës gjyqësore pritet të mbahet më 14 prill, ndërsa trupa gjykuese është tërhequr për vendim.

 

Raportohet se Prokurorika e Elbasanit ka kërkuar që shtetasja ruse të mos ekstradohet drejt Rusisë. Kjo kërkesë është arsyetuar përmes dy argumenteve, fillimisht sepse shteti në shtetin rus nuk do t’i sigurohen të drejta ligjore  sipas konventës së të drejtave të njeriut dhe së dyti kjo shtetasi është në një proces penal.

 

Gjithashtu, vetë shtetasja ruse ka kërkuar që të mos ekstradohet drejt vendit të saj.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re