Për herë të parë ISHP ka publikuar numrin e të vdekurve nga koronavirusi sipas qarqeve duke nxjerrë në pah se zona më e preëkur është pikërisht Tirana me 18 humbje jete.

Kryeqyteti vijon të ketë numrin më të madh të raste pozitive me koronavirus.

Qarku i dytë më problematik sa i përket vdekjeve nga koronavirusi është Durrësi me 6 humbje jete, kurse në Fier kanë humbur jetën tre persona.

Ndërkohë në Kukës dhe Vlorë kanë ndërruar jetë nga 1 person, kurse në Shkodër dy persona.

Humbje jete nga koronavirusi

Tirana 18 të vdekur
Durrës 6 të vdekur
Fieri 3 të vdekur
Shkodra 2 të vdekur
Vlora 1 i vdekur
Kukësi 1 i vdekur.

Statistika

Teste të kryera 9531
Raste pozitive 832
Raste të shëruara 595
Raste Aktive 206
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 98
Krujë 69
Shkodër 16
Kamëz 6
Kurbin 4
Elbasan 3
Fier 3
Mirditë 2
Berat 2
Durrës 1
Korçë 1
Lezhë 1

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re