Skip to content

Del pozitive infermierja në Mallakastër, i gjithë stafi mjekësor në karantinë

Edhe në vendin tonë vijon që të përhapet me ritme të shpejta Covid-19. Gjatë ditës së enjte janë konfirmuar disa raste të reja në Kukës, Fier dhe Korçë.

Ndërkohë “BalkanWeb” shkruan se është konfirmuar  edhe një rast i ri edhe në Mallakastër. Mësohet se një infermiere e Qendrës Shëndetësore Aranitas ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Për këtë arsye, është karantinuar i gjithë stafi mjekësor i kësaj Qendre Shëndetësore. Infermierja e infektuar dyshohet se ka pasur kontakt me një person të ardhur nga Greqia.

Ajo nuk ka shfaqur simptoma të koronavirusit, por pasi ka bërë tamponin si protokoll mjekësor ka rezultuar positive. Ky është rasti i parë me COVID-19 në Mallakastër.