Është bërë publik raporti i mjekësisë ligjore në lidhje me shkakun e vdekjes së 16 vjeçares shqiptare në Greqi, Marie Hyseni, e cila ka tronditur opinionin publik.

Mjekësia ligjore ka konstatuar goditje në kokë dhe në gjoks, të cilat sipas mjekëve janë shkaktuar prej rënies nga lartësia.

Por megjithatë ende nuk dihet nëse 16-vjeçarja shqiptare ra vetë aksidentalisht, apo dikush tjetër e hodhi nga lartësia, prej të cilës edhe gjeti vdekjen.

Ajo ishte në një lidhje me një efektiv të policisë greke dhe kishte dalë nga shtëpia për të takuar 26 vjeçarin, por më pas nuk u kthye më në shtëpi, për t’u gjetur e vdekur mëngjesin e ditës së tjetër pranë një kishe.

Mediat greke raportojnë se paraprakisht dyshohet për një vetëvrasje të vajzës, version i cili hidhet poshtë nga familjarët që kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes së vënies nën përgjegjësi të autorëve të mundshëm.

Pritet që varrimi i të resë shqiptare të bëhet sot në orën 18:30 në Trikala, aty ku edhe banon familja e saj, ndërsa ngjarja mbetet ende një mister i madh.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re